Skip to content

“Na mungon studimi”, Ilir Alimehmeti për pandeminë: Jemi larg imunitetit të tufës, ja kush e ka refuzuar më shumë vaksinën

1602537196 ilir alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria është larg imunitetit të tufës për koronavirusin, duke shtuar se në vendin tonë mungon një studim për këtë gjë.

I ftuar në emisionin Real Story, ai thotë se imunizimi është i vështirë për t’u matur, pasi në vendin tonë mungon studimi. Sipas tij, personat që e refuzojnë më së shumti vaksinën janë moshat e mëdha.

“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër. Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj. Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën”, pohoi Alimehmeti.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb