Justinian Topulli, ish-kreu I lidhjes së hoxhallarëve në një lidhje Skype për Fax News foli mbi vizitën e kryeministrit turk Erdogan. Sa i përket lidhjeve të shqiptarëve me turqit, Topulli tha se kishte një lidhje historike dhe kulturore edhe nëse diçka e tillë neve nuk na pëlqente kjo gjë.

Topulli: Duke pasur postin më të lartë në Perandori dhe marrëdhëniet shekullore sigurisht kemi marrë dhe dhënë nga kultura, dhe për faktin se miliona shqiptarë jetojnë në Turqi dhe përbëjnë një element afërsie me to, qofshin për mirë apo për keq. Me popullin turk për mirë apo për keq ne jemi të lidhur prej kohësh dhe nuk kemi si ta injorojmë dhe nuk mund të shkëputemi më këtë histori me dritëhijet e veta. Sido që ta shohim këtë na ka bërë që me ta të kemi marrëdhënie kulturore, emocionale dhe vëllazërore.

Është komentuar vizita e Erdogan pikërisht në këtë date në ditën e vdekjes së Skënderbeut, a është një sfidë për historinë kjo?

Nuk e mendoj kështu sepse mesa di unë, protokolli dhe data përcaktohen mes dy shteteve, ndoshta është çështje rastësie.

Përuroi xhaminë e Et’hem Beut dhe jo atë të Namazgjasë, a hyjnë gylenistët këtu?

Topulli: Po këtu do ndalesha për të komentuar, sepse për mednimin tim, shteti turk ka ndërprerë marrëdhëniet me myslimanët në Shqipëri prej rreth 10 vitesh sepse ka të bëjë me ithatërë të lëvizjes së Fetullah Gylenit. Dhe ndoshta kjo është një ndër arsyet pse nuk është përuruar ende kjo xhami. Punimet duhet të kishin përfunduar me kohë në fakt. Gylenistët kanë vite që kanë ardhur në Shqipëri që në hapjen e shkollave turke. Por ajo që na intereson neve më tepër është që kryesia e komunitetit musliman ka uzurpuar këtë institucion duke shkelur në mënyrë flagrante statutin e komunitetit tonë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re