Skip to content

“Na plasi ka*i”/ Si tenton të shfaqësohet burri i Rovena Vodës, kapet me opozitën: Dua të qetësoj shpirtin e trazuar…

aman 8

Tiranë- Një ditë më parë Dosja.al evidentoi  një koment të Aurel Vodës, burrit të zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës, i cili në një lajm ku flitej për dështimin e negociatave komentonte:  “Na plasi ka*i”.

Lajmi vërshoi në rrjet ku nuk munguan edhe kritikat ndaj Aurel Vodës, i cili për më tepër mban edhe një post të rëndësishëm publik, atë të drejtorit të Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor.

Pak orë pasi lajmi ‘mori dhenë’, erdhi edhe një reagim nga nga vetë burri i zv-ministres.

“Dua ndërkohë të qetësoj shpirtin e trazuar të syçkës, se folja ‘plasi” është thënë për protestat e opozitës dhe jo për negociatat, që ata i duan shumë.”, shprehet ai ndër të tjera në një reagim në Facebook.

DUHET 666

Mesa duket Voda po kërkon të shfaqësohet ndaj komentit që në fakt shkaktoi tërmet në rrjet.

J.V/Dosja.al