Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi, së bashku me demokratët e tjerë, Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj, kanë zhvilluar një takim në Burrel pasditen e sotme.

Nga Burreli, Bardhi tha se i pret një vit i vështirë, por do të dalin fitues në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Bardhi: Është sakrifica juaj dhe mundi juaj që solli bashkimin e PD, jo thjesht si dëshirë por si nevojë për një PD të madhe, të bashkuar dhe fituese. Kemi kaluar një periudhë të veshtirë dy vjeçare, kemi patur edhe mendime ndryshe, por përgjegjësia na ka bërë të nisim një rrugëtim të përbashkët një vjecar, do jetë i vështirë, por do ia dalim për të fituar zgjedhjet e 2025.

Nuk duhet ta shpallim fitoren që sot sepse na pret një vit i vështirë para, na pret një vit pune para, ne kemi nevojë për ju në krah, sikundër ju siguroj që do na keni në krah, edhe në emër të kryetarit të Partisë Sali Berisha. Kemi 11 vite që ju lodhim me fjalë nuk është më koha e fjalimeve, është koha për tju prirë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re