Krimi makabër në familjen Meta në Shënavlash të Durrësit ka marrë një tjetër kthesë. Vajza e Pëllumb Metës, Hygerta para trupës gjykuese ka deklaruar se krimin e ka kryer ajo, ndërsa tregon edhe si i lindi ideja për të vrasjen.

“Ai na tha do ju vras, isha prezentë! Të enjtën në tha do ju vras pasi e refuzova për herë të dytë për fejesën. Të shtënën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë dhe u shtri. Unë mora armën, por ai nuk u befasua. I thashë cohu në këmbë, më tha ik andej. Isha dy metra larg, e qëllova, e kisha vendosur”.

Më pas 19-vjeçarja ka deklaruar se është penduar për krimin, por nuk ka kthim prapa.

“Arma ishte në sirtar në dhome të gjumit. Babai ka patur edhe kallash. Jam penduar, por nuk ka kthim prapa”, tha Hygerta Meta.

Ndërkohë  gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke caktuar për të tre femijet masen e sigurise arrest ne burg.

Ndërkohë avokati mbrojtjes kërkoi një masë më të lehtë sigurie për të tre fëmijët, por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën dhe i la të tre në  burg.

Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare. Vajza Hygerta Meta dhe djali i vogël, Amarildo akuzohen për fshehje dhe asgjësim të kufomës

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re