Studentët e universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë njoftuar një protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të ndryshme në vend. Në njoftimin e bërë ata do të mblidhen nesër në orën 08:30 para çdo fakulteti për të protestuar për arsye të cilat janë tërësishet ekonomike.

Ndër argumentet e renditura prej tyre, ata shkruajnë se nuk kishin më mundësi të paguanin shkollimin e tyre duke qënë prodhimi bujqësor i familjarëve të tyre që janë kryesisht fermerë, nuk ishte shitur.

Njoftimi i Plotë nga Këshilli Studentor në Korçë:

Aryeja eshte teresisht ekonomike dhe lidhet direkt me ne si studente.

E para, familjet tona jane kryesisht fermere. Prodhimi bujqesor nuk u shit dhe per rjedhoje ata nuk kane mundesi te perballojne shpenzimet tona ne universitet.
E dyta, papunesia. Ne si studente e kemi te pamundur gjetjen e nje vendi pune dhe ndjekjen e universitetit paralelisht njesoj si moshataret tone ne evrope.
E treta, rritja e cmimeve te ushqime dhe banesave me qera ne raport me rrogat shume te ulta e ben te pamundur jetesen neper shtepi me qera edhe ne nje qytet te vogel si Korca.
E katerta, rritja e cmimit te naftes per rrjedhoje edhe e biletave te transportit e tejkalon mundesine tone per te perballuar gjithe kete ngarkese qe kalon cdo limit te te ardhurave tona familjare dhe nuk diskutohen ato personale.
E pesta kjo tendence rritjeve e cmimeve na ka mbyllur cdo shprese per nje vazhdimesi te se ardhmes tone ne Shqiperi duke theksuar se shume prej nesh nuk kishin mundesi te paguanin as tarifen e shkollimit. Kjo e fundit ju pasqyrua ne formen e kerkeses rektoratit per shtyrejn e afatit te pageses nga Keshilli Studentor.

Per keto arsye kerkojme nje nderyhyrje te menjehershme te qeverise nepermjet politikave te saj lehtesuese qe vendet e rajonit tashme i kane marre maraprakisht.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re