Shefi i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame nga silita e Tiranës ku ishte për të dhënë lejet e legalizimit të një pallati të braktisur nga investitori, deklaroi se mbi 80% e banesave kishin kaluar dhe po kalonin aktualisht në proces legalizimi.

Pallati ishte në proces legalizimi që prej vitit 2006 ndërsa tashmë ky proces është realizuar. Por Lame shtoi se vështirësia më e madhe kishte qenë në organizim, duke qenë se shpesh herë banorët shkojnë secili veç e veç prandaj nuk mund të sqarohej se cili ishte pronar dhe cili jo.

Ndër të tjera ai shtoi se ishte konstatuar edhe shkelja e të dhënave duke ndërtuar shtesa pa leje në këtë pallat dhe përfundoi duke thënë se shteti do ndërhynte për ta ndalur këtë.

Lame: Jemi në një zonë që quhet Selitë ose Kodra e Diellit. Është e mbushur e gjitha me pallate, e mbiurbanizuar, dhe për fat të keq shumicën dërrmuese të objekteve të ndërtuara janë o në proces legalizimi o janë të legalizuara. Rreth 5% janë hipotekuar në Bashki. Shumica dërrmuese, mbi 80% kanë kalur dhe po kalojnë në proces legalizimi. Bëhet fjalë për një objekt, ku më bën çudi që flasim për objekt të vitit 2006, kaq vite që presim procesin,. Investitori i la njerëzit në mes të rrugës nga pikëpamja dokumentare. Kur i bëjmë publike i bëjmë vetëm për një arsye që ai pallati tjetër ngjitur, që shkruan, na bën mesazhe, Artan Lames, Edi Ramës, pse sna bëjnë legalizimin ta shohin se si bëhen. Do thotë të bëhemi bashkë, se ndryshe nuk ka se si legalizohet një apartament i vetëm, duhet të bëhen përllogaritjet, mbi shtesat, hapësirat e pallatit.

Na vijnë veç e veç na thonë pse s’na e bëjnë, çfarë ti bëj unë një njeriu të vetëm? Duhet bërë një grup, të zgjedhin një përfaqësues dhe të ndjekim procedurat. Na kla ndodhur shumë herë me qeraxhinj që prezantohen si pronarët e apartamenteve, duhet ti kontrollojmë shumë mirë, sidomos aty ku nuk janë administratorët fare prezent. Është shumë kollaj të thuhet se bëjnë se duan lekë, mendoni çfarë duhet të kalojnë punonjësit tanë me çdo dokumentacion, ankesat, thojeni në fund të fundit një fjalë të mirë se nuk janë as kalamajt e mijë as na i dhanë me zor, janë bijtë e këtij vendi. Gjeni një përfaqësues të bëjë letrat se ndryshe nuk bëhet.

Për fat të keq është futur edhe një hallkë ndërmjetëse, që na vjen Roma për Tomën, apo Lena për Prenën, që sot merret vendimi i legalizimit, dhe ka një afat 30 ditor ky vendim, pas të cilit bëhet i regjistrueshëm në Kadastër, mund të ketë gabime në teknikalitete, se vjen vëllai dhe thotë pse ia keni kaluar atij.

110 apartamente në dy seksione, me gjithë garazhe dhe njësi shkon në 150. Ky është një objekt i ndërtuar në 2006. Për fat të keq shkelja e të dhënave është konstatuar edhe në vitiet më të afërta. Qeveria do të marrë masa për të bllokuar çdo lloj ëndërre për shtesa mbi pallate në leje të dhëna së fundmi. Që do thotë të bllokohet mundësia që ndërtuesi mbaron pallatin fut banorët brenda dhe ia lë barrën pastaj shtetit dhe Kadastrës dhe thotë merruni me ata se mbaron punë për vete. Do ndërhyhet shumë shpejt për ta ndaluar këtë dukuri të shëmtuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re