Kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, është shprehur se mandati i ri 4-vjeçar do jetë plot me debate e diskutime për shkak se pjesë e këshillit do të jenë edhe anëtarë nga opozita.

E ftuar në Panorama TV, Kuko u shpreh se PS i ka votat për të marrë vendime, por theksoi se kërkojnë konsensus edhe nga kolegët e forcave të tjera politike.

“Duam urë të hapur komunikimi dhe të mos e konsiderojmë si fushë beteje, por si një vend ku diskutohen fatet dhe zhvillimi i Tiranës”, tha ajo.

Romina Kuko: “Rezultatet tregojnë se qytetarët u bindën të na votonin, kishte shumë elektorat gri që iu bashkua votës me PS-në.

Ky mandat i ri pritet të jetë plot me debate e diskutime, ashtu siç duhet të jetë një këshill bashkiak.

Do prodhojë shumë debate, janë të mirëpritura se sjellin zhvillim, mjafton të jenë konstruktive dhe të mos shkojmë hapa mbrapa me një retorik të çuditshme politike që nuk e nderon atë këshill.

Jemi mëse kuriozë për të pasur një këshill që do ketë debat ndër kolegë që janë të forcave të ndryshme politike.

Ne votat i kemi për marrjen e vendimeve, tani duam të gjejmë konsensus politike dhe me kolegët e forcave të tjera politike. Shpresojmë ta kemi këtë konsenus. Duam urë të hapur komunikimi dhe të mos e konsiderojmë si fushë beteje, por si një vend ku diskutohen fatet dhe zhvillimi i Tiranës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re