Dino Merlin është këngëtari më i famshëm boshnjak i epokës jugosllave, së bashku me Lepa Brenën. Por ndërsa kjo e dyta u serbizua, i dyti jo. Ai vijon të ketë të njëjtën famë, duke u pëlqyer madje dhe në Serbi, por nacionalizimi i atjeshëm nuk e do.

Së fundi, tabloditet serbe të afërta me pushtetin e Vuçiçit e kanë sulmuar yllin e pashuar boshnjak të ish-Jugosllavisë, pasi ai pritet të mbajë një koncert në Beograd. Kjo është hera e katërt që Dino Merlin këndon në kryeqytetin serb pas lufte dhe për nacionalistët kjo është e pagëlltitshme, ndaj dhe kanë nisur një peticion online kundër koncertit.

Motivi i valës së re të urrejtjes janë “deklaratat e Merlinit kundër serbëve”, të cilat Dino thotë se nuk i ka shqiptuar asnjëherë…

“Unë kurrë nuk kam thënë se urrej askënd. Kjo folje nuk ekziston me mua. Është një e pavërtetë famëkeqe. Aq shumë sa është shkruar për mua gjatë gjithë këtyre viteve është krejtësisht e sajuar”, tha Merlin në vitin 2011, në prag të koncertit të parë në Beograd pas luftës.

Në krye të valës kundër Dino Merlin është tabloidi Informer.

“Kjo mund të ndodhë vetëm me ne. Erë e keqe. Ai po vjen në Beograd për të marrë dy milionë euro.”

Dhe të mendosh se hiti më i famshëm i Dino Merlin – Jargovani – është kënduar duet me serben Vesna Zmijanac.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re