Policia shqiptare ne bashkëpunim me atë italiane finalizuan operacionin e koduar “Nadir” gjatë të cilit u sekuestruan 4 kilogramë kokainë e pastër 1 kg hashash 36 mijë euro si dhe u prangosën 11 persona.
 
Ky grup kriminal trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine të pastër, e cila transportohej nga korrierë të përzgjedhur, mes të cilëve të rinj pa precedentë penalë. Droga më pas tregtohej në zonat e Romës, Frozinones e në Foxhia”
 
Velmishi tha se në orët e para të mëngjesit u bë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shqiptarëve, 1 italiani dhe 1 rumuni rezidentë në Itali. Ndërsa ne Shqipëri u kap një 38 vjeçar nga Lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike. Dy trafikante e tjerë janë arrestuar me herët e ndodhen ne masën e arrestit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re