E vënë shpesh herë në qendër të debatit për vonesat në shpërndarjen e naftës për fermerët, ministrja e bujqësisë Frida Krifca ka vënë një afat se kur do të përfundojë ky proces.

 

Teksa inspektoi një nga fermat në zonën e Lushnjës, ministrja tha se I gjithë stafi në drejtoritë rajonale është në punë edhe në fundjave me qëllim përfundimin sa më parë të naftës pa taksa për fermerët

 

Ne I kemi vënë tashmë një afat vetes. Deri në datën 2 Qershor do të kemi të përfunduar shpërndarjen e të gjithë kartave për naftën që I takon fermerëve. Grupet e punës janë duke punuar edhe të shtunen dhe të dielën me qëllim përfundimn e këtij afati. Kemi ecur me këtë proces gati dy herë më shpejt se cdo vit tjetër, ndërsa fondi total i naftës së kontraktuar arrin në 1.45 miliard lekë- u shpreh Krifca.

 

Gjergji Lici është një prej fermerëve të zonës së Lushnjës sipas të cilit ky sezon me gjithë vështirësitë që mbart sektori duket më I mbarë se të tjerët.

 

Këtë vit aplikimi I fermerëve për të përfituar nga skema e mbështetjes buxhetore arriti një shifër rekord prej 49 mijë aplikime për të përfituar një fond prej 3.8 mld lekësh në total.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re