Pas rritjes së ndjeshme të çmimi të karburanteve në tregjet e pakicës, kanë reaguar për herë të parë importuesit e këtij sektori. Ata thonë se ndihen të sulmuar me pa të drejtë lidhur me tregtimin e çmimit të naftës dhe benzinës.

 

Në një deklaratë për mediat, shoqata e hidrokarbureve thotë se sulmet bëhen pa një analizë të plotë dhe të thelluar të gjendjes aktuale të çmimeve të lëndëve të para në të gjithë botën, ku dhe Shqipëria pa dyshim është afektuar.

 

Por grosistet nuk sqarojnë në deklaratë se sa përqind është rritur çmimi në tregun e huaj dhe a e justifikon ai shtrenjtimin tre herë në pak orë, duke arritur mbi 230 lekë për litër?

 

Shoqata thotë se një nga sektorët që po preket më së shumti nga shtrenjtimi në botë është ai i karburanteve dhe gazit, për vetë specifikën e konfliktit bushtarak në Ukrainë. Prej ditësh me Rusinë sipas shoqatës, janë shkëputur importet, ndërsa çmimet e bursës janë në rritje.

 

Edhe pse thonë se kanë respektuar detyrimin ligjorë për të patur rezerva 90 ditore, sërish mbetet e paqartë pse ky shtrenjtim u reflektuar që në ditët e para të konfliktit.

 

Grosistë argumentojnë se çmimet dalin çdo ditë me bursën korente dhe marrin rritje graduale koordinuar edhe me rezervat që kanë gjendje në pikat e karburanteve.

 

Ata arsyetojnë se çmimi nuk mund te mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet ne treg per konsum. Por ata nuk tregojnë dinamikën e importeve të javëve të fundit, sa sasi naftë ka mbërritur në portin e durrësit, origjinën e tij si dhe kostot e blerjes, duke patur parasysh se dollari nuk ka shënuar rritje në tregun tonë valuator.

 

Pikëpyetje të tjera ngrihen pasi rritja drastike me 30 leke për letër Brenda një dite u bë në unison nga të gjitha kompanitë. Nga ana tjetër, në vendet e rajonit si dhe në europë, kjo rritje është dukshëm më e ulët, pavarësisht se edhe atje pranohen kostot që sjell lufta.

 

Tashmë i mbetet vetëm autoritetetit të konkurencës të bëjë transparencën e çmimeve në nivele rekord, nëse bëhet fjalë për pretendime të vërteta apo spekulime flagrante në kurriz të konsumatorëve.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re