Pavarësisht se çmimi i naftës në bursa ka rënë nën 95 dollarë për fuçi, një ndër rëniet më të ndjeshme që nga lufta, kjo gjë nuk reflektohet në tregun vendas nga Bordi i Transparencës.

 

Ky fakt është vënë në dukje nga Konfindustria, e cila thekson se nafta në vendin tonë shitet me një çmim të fiksuar prej 221 lekësh për litër, prej gati 2 javësh.

 

Edhe pse u ngrit me argumentin se do të mbrojë xhepat e qytetarëve, sipas Konfindustrias, bordi nuk po reflekton uljet në treg.

 

“Mbështetur në vlerësimet krahasuese të periudhave të mëparshme, çmimi i naftës me pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/litër.

mosndërhyrja e përsëritur në kohë e bordit të transparencës për uljen e çmimit është tregues i qartë i kapjes së shtetit nga karteli i kompanive të naftës”, thuhet në reagimin e Konfindustrias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re