Për herë të parë që prej muajit mars të këtij viti nafta është ulur nën 200 lekë.

 

Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të tregtohet me 198 lekë për litër.

 

Benzina do shitet me 180 lekë ndërsa gazi me 69 lekë për litër.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 07 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re