Kryeministri izraelit Naftali Bennett përshëndeti të martën një vendim për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar që palestinezët, gjë të cilën edhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar e konsiderojnë të paligjshëm.

Gjatë vizitës së tij në vendbanimin Elkanah, Bennett tha, tipikisht në mënyrën e paskrupullt izraelite, se zgjerimi i vendbanimeve hebraike është një përgjigje ndaj “dhunës” së fundit palestineze.

Palestinezët e shohin ndërtimin e shtëpive për kolonët hebrenj si një pengesë kryesore për paqen, pasi minon shpresat e tyre për të krijuar një shtet të pavarur në territorin e pushtuar nga Izraeli në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967.

Bennett tha se “përgjigja sioniste ka qenë gjithmonë vendbanimi, siguria dhe emigracioni”.

Plani është të ndërtohen më shumë se 4,000 shtëpi për kolonët hebrenj, miratuar një javë pasi Gjykata e Lartë e Izraelit la në fuqi një vendim për dëbimin e të paktën 1,000 palestinezëve nga një pjesë tjetër e Bregut Perëndimor që u shpall poligon qitjeje ushtarake.

Më shumë se 130 vendbanime hebreje janë ndërtuar në Bregun Perëndimor, shtëpia e gati gjysmë milioni kolonëve hebrenj midis gati tre milionë palestinezëve nën sundimin ushtarak izraelit.

Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë administratën e presidentit amerikan Joe Biden, i sheh vendbanimet hebraike si një pengesë për paqen, sepse territori në të cilin mund të krijohej një shtet palestinez është zvogëluar dhe ndarë.

Megjithatë, fuqitë e mëdha nuk kanë mundur të ndalojnë Izraelin në zgjerimin e vendbanimeve të tilla, ndonëse bëjnë thirrje që konflikti dhjetëvjeçar mes dy kombeve të zgjidhet sipas modelit të dy shteteve, pra krijimit të një shteti palestinez së bashku me Izraelin.

Bennett, i cili ka mbështetur prej kohësh vendbanimet hebraike dhe dikur kryesonte këshillin kryesor të kolonëve hebrenj, kundërshton shtetësinë palestineze.

Ai po udhëheq një koalicion qeverisës të përbërë nga një sërë partish, duke përfshirë partitë e krahut të majtë, të djathtë dhe të qendrës së djathtë, së bashku me një parti të vogël islamike arabe. Midis tyre janë dhe ato që kundërshtojnë zgjerimin e vendbanimeve hebreje, kështu që për të ruajtur koalicionin, u vendos që të mos ndërmerren ndonjë nismë të madhe paqeje apo aneksimi, por të vazhdohet me ndërtimin e banesave të reja për kolonët hebrenj dhe dhënien e ndihmës ekonomike për palestinezët.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re