Tre shtetas, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Kapshticë u arrestuan ne kuader te operacionit antikontrabande “Cross Border” ne Kapshtice.
Te arrestuarit ne flagrance jane Fatmir Avdyli 54 vjec banues ne fshatin Mollas te Kolonjes, Xhemal Halili 57 vjec banues ne Erseke si dhe Klodjan Palloj nga Korca (doganier).
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një autobus të linjës Greqi-Shqipëri, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e shtetasit Xh. H., me faturino shtetasin F. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi K. P., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.