Skip to content

Naftëtarët e Ballshit bllokojnë derën e Uzinës

Naftetaret e Ballshit protestuan sërish këtë të martë para uzinës së përpunimit të naftës, ku kërkuan marrjen e pagave të prapambetura.

Prej dy ditësh ata vijojnë të bllokojnë derën e uzinës duke mos lejuar hyrjen e daljen e autocisternave të kompanisë.

Ata paralajmeruan se do t’i përshkallëzojnë protestat deri ne momentin që administratorët t’i përmbahen detyrimeve të tyre.

Uzina e Ballshit prej 5 muajsh ka ndërprerë punën për shkak se mungon lënda e parë, duke lënë të papunë rreth 800 punonjës.