Naftëtarët e Ballshit nuk ka pranuar mjekët, për të marrë ndihmë mjekësore.

Para kamerave këta të fundit janë shprehur se grevën e urisë do ta vazhdojnë me ujë dhe sheqer dhe se kërkojnë vetëm plotësimin e kërkesave të tyre.

“Mjekët nuk na erdhën që ditën e parë. Nuk do i pranojmë mjekët edhe sikur të dalim të vdekur. Nuk ka rëndësi gjendja jonë, nuk duam ndihmë.

Grevën do ta vazhdojmë me ujë dhe sheqer. Ku ishin deri dje mjekët, pse vijnë sot? “, shprehen naftëtarët.

Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e katërt të grevës së urisë.

Ata kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë.

Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re