Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan sërish këtë të hënë para prefekturës së Fierit.

Punonjësit deklaruan se nuk kanë marrë ende një përgjigje sa i takon marrjes së pagave të prapambetura, pavarësisht takimit te zhvilluar nje jave me pare me prefektin.

Ata paralajmëruan se nëse nuk marrin një përgjgije do t’i shtrijnë protestat pranë zyrave të kompanisë dhe para ministrisë së energjise dhe infrastrukturës.

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh prej 8 muajsh nuk marrin kontributet e sigurimeve shoqërore si dhe tre muaj pa marrë pagat.

Aktualisht puna ne rafinerine e naftes eshte ndalur dhe ende nuk ka nje njoftim se kur do te rifilloje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re