Skip to content

Naftëtarët hyjnë me forcë në Uzinë/ Protestojnë për pagat e prapambetura

Naftëtarët e Ballshit protestuan serish këtë të mërkurë për pagat e prapambetura.

Ata u mblodhën para rafinerisë ndërsa një pjesë e naftëtarëve hynë me forcë në uzinë.

Ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse nuk zgjidhet çështja e pagave të prapambetura.

Ndërkohë në lidhje me incidentin në uzinë, policia shoqërpoi për disa orë kreun e sindikatës, Sokol Dautaj, i cili ishte dhe organizatori i protestës.