Sindikata e Naftëtarëve ka nisur procedurat për padi ndaj Kompanisë Albpetrol. Sipas njoftimit te Kryesisë së Sindikatës të Naftëtarëve  padia ndaj kompanisë lidhet me mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të saj në kushtet e cënimit te pagës prej muajit Prill 2020.

Njoftim i plotë:

Te nderuar kolegë, anëtarë të Sindikatës së Re të Naftëtarëve Shqiptarë, duke marrë shkas nga protestat e këtyre ditëve, ju informojmë se Sindikata e Re e Naftetareve ka nisur  procedurat për paraqitjene kërkesë padisë në Gjykatën e Rrethit. Giyqësoré Fier, për mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të saj në kushtët e cenimit te pagës prej muajit Prill 2020. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se kemi depozituar ankesën tonë edhe pranë Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe kemi kërkuar ndërmjetësim në institucionet përkatëse.

Avokati i caktuar nga sindikata për ndjekjen e cështjes për kërkimin e pagave ne giykatë, kërkon nga secili punonjës i cënuar në pagë, këto dokumenta:

Vërtetim për bazën e vlerësueshme nga sigurimet shoqerore
Ekstrakt nga bankat janar 2020-deri ditën e sotme.

Këto dokumenta duhen për cdo punëmarrës që kërkon përfaqësim nëpërmjet Sindikatës

në gjykatë. Jeni te lutur ti dorëzoni ato  prane zyres qendrore të Sindikatës së Re të Naftëtarëve Shqiptarë që ndodhet në ambjentet e administratës qendrore

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re