Pas nje rrugëtimi te gjate me se shumti ne këmbe e pastaj me mjete, naftëtarët e nisur nga Fieri kane mbërritur ne Tirane.
 
Qe herët ne mëngjes, ata i janë drejtuar Ministrisë se Energjetikes, i vetmi institucion sipas tyre qe mund t’u zgjidhe problemet me pagat dhe sigurimet ne pune. Ata kërkojnë detyrimet e prapambetura prej 12 pagash dhe rrogën e nëntorit.
 
Pavarësisht motit te keq naftëtarët nuk kane lëvizur nga protesta. Pas tre orësh thirrje per plotësim te kërkesave nje përfaqësi e tyre e mbështetur nga sindikata jane takuar me ministrin Damian Gjiknuri. Gjate bisedës, edhe me administratorin e rafinerisë u ra dakord qe naftëtarët ditën e premte te marrin pagën e nëntorit. Ndërsa po shihet mundësia per hajen e nje pavioni te specializuar per mundjet e naftës ne spitalin e Fierit.
 
Por ky vendim u shoqërua me pakënaqësi nga ana e naftëtarëve. Ata kërkojnë shlyerjen e te gjitha detyrimeve te prapambetura.
 
Naftëtarët deklaruan se nuk do te tërhiqen nga protesta deri ne shlyerjen e te gjitha detyrimeve te prapambetura. Ndërsa sindikatat kane reaguar pas qëndrimit te disa naftëtarëve, duke u shprehur se ata nisen nga qëndrime te caktuara politike dhe se detyrimet e prapambetura qe i përkasin viteve 2015-2016 jane futur ne rrugën e zgjidhjes. Ata i bejne thirrje naftëtarëve ti rikthehen punës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re