Merr fund pritja për naftëtarët e Ballshit, te cilët nuk kishin marre ende pagat e muajit nëntor. Behet me dije se pasditen e kësaj te premteje firma ka hedhur pagat ne llogarinë e secilit nga 200 punonjësit.
 
Naftëtarët munden ti merrnin paratë e tyre vetëm pas protestës qe ata zhvilluan, duke mbërritur nga Fieri ne Tiranë, dhe pasi zhvilluan takime me ministrin e infrastrukturës dhe energjisë ku morën premtimin se çështja do te zgjidhej. Po ashtu ne këtë takim administratori i firmës, garantoi punëtoret se pagat e nëntorit do ti merrnin deri këtë te premte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re