Durimit të Punëtorëve të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh u ka ardhur fundi.
 
Mosmarrja e pagave të muajit nëntor dhe mungesa  e siguracioneve për disa muaj i ka detyruar naftëtarët te nisen ne këmbe drejt kryeqytetit.
 
Pas protestës së zhvilluar prej disa ditësh ne Fier, 300 naftëtarë kërkojnë te gjejnë zgjidhje për problemet e tyre ne Tirane.
 
Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë dhe të mbajë premtimet.
 
Ndërkohë nga kompania nuk ka patur asnjë reagim për protestën dhe kërkesat e naftëtarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re