Krahas grevës së urisë në rafineritë e Ballshit sot po zhvillohet edhe një protestë.

Naftëtarët janë mbledhur para uzinës në mbështetje të kolegëve të tyre grevistë.

Prej ditësh një grup naftëtarësh vijojnë grevën e urisë, e cila sot është në ditën e 13-të, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Sokol Dautaj u është drejtuar protestuesve me autoparlant duke u thënë se do të qëndrojnë deri në fund. “Do të sakrifikojmë deri në ditën e fundit”, është shprehur ai.

Situata e protestës së sotme duket se do të përshkallëzohet. Pas grumbullimit para rafinerisë së naftës, naftëtarët kanë deklaruar se do të bllokojnë rrugën kryesore që lidh Ballshin me Fierin.

Naftëtarët kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre që ka të bëjë me pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re