Ky është momenti kur naftëtarët përplasen me rojet private të uzinës së Ballshit.

 

Ndërsa grevistët vazhdojnë të jenë të ngujuar, kolegët e tyre tentuan të hyjnë me forcë në rafineri. Ata u përplasën për disa minuta me rojet e uzinës, ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse do të vazhdojnë të shpërfillen nga institucionet.

 

SOKOL DAUTAJ – KREU I SINDIKATËS SË NAFTËTARËVE    

 

Pronaret e kësaj rafinerie janë naftëtarët. Dhe ditën e nesërme do ta shihni, do jemi të gjithë në shesh.

 

Nga ana tjetër naftëtarët, kanë ngritur alarmin se uzina rrezikon shpërthimin nëse nuk fillon puna.

 

NAFTETARI

Uzina është ne konservim. Nëse reaktorët lihen ne atë gjendje ka rrezik që dhe mund të shpërthejë.

 

Naftëtarëve pas punonjësve të nënstacionit të Pocemit u është bashkuar edhe sindikata e pavarur e fermerëve, të cilët kanë shprehur mbështetje ndaj tyre deri në përmbushjen e kërkesave. Situatë e rënduar paraqitet për 10 naftëtarët të cilët janë në ditën e 16 të grevës së urisë.