Naftëtarët e Uzinës së Ballshit dolën në protestë këtë të enjte për pagën e luftës të premtuar nga qeveria.
Ata thanë se ndodhen në vështirësi ekonomike pasi prej dy muajsh janë të papunë.
Naftëtarët paralajëmruan përshkallëzim të protestës nëse nuk do t’u kalohet paga e premtuar.
Edhe në Krujë, rreth 370 punonjëse të dy fasonerive dolën në protestë. Me pankarta në duar dhe duke mbajtur distancën nga njëra-tjetra, ato i kërkuan qeverisë që t’u kalojë pagën e premtuar pasi prej dy muajsh nuk kanw punuar.
E njëjta problematikë u paraqit edhe në berat.Aty, ku një përfaqësi e punonjësve të një fasonerie nga Kuçova protestoi para drejtorisë së tatimeve.
Sipas punonjesve, ndonëse komapnia ka plotësuar të gjithe dokumentacionin për pagën e luftës, tatimet nuk po u japin një përgjigje.
