Në ditën e 17 të grevës së urisë, ashtu siç u paralajmërua, naftëtarët kanë hyrë me forcë në ambientet e rafinerisë së Ballshit.

Ata çanë kordonin e policisë private dhe marshuan drejt zyrave të kompanisë për të demonstruar edhe njëherë qëndrimin e tyre se Uzina është lënë në harresë dhe asnjë prej pronarëve nuk ndodhet aty.

 

SOKOL DAUTAJ 

KREU I SINDIKATËS SË NAFTËTARËVE

Këtu fillon dhe procesi i përpunimit të gjithë lëndës së parë. Ju e shikoni që të gjitha këto pajisje si janë katandisur. Këtu nuk ka mbikëqyrje nga askush. Ndaj ku është pronari. A lihen këto pasuri në mëshirë të fatit.

 

 

Shikoni si është bërë objekti është lënë në harresë. Vjedhje dhe vetëm vjedhje. Korrupsion. Vijnë pastrojnë paratë e ikin.

 

Ndërkohë, nga ana tjetër, grevistët vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar duke theksuar se nuk do të dalin nga greva pa marrë një përgjigje nga ana e autoriteteve.

 

Dy nga kërkesat kryesore të naftëtarëve, janë pagat e prapambetura dhe rifillimi i punës në rafineri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re