Në ditën e 11 të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë marrë një tjetër vendim drastik.

Në mungesë të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve përkatëse, grevistët thanë se do të refuzojnë çdo shërbim mjekësor madje do të heqin dorë dhe nga uji.

 

SOKOL DAUTAJ

KREU I SINDIKATËS SË NAFTËTAREVE 

 

Nuk shikojmë asnjë reagim ashtu siç pritet e duhet te jete. Unë ndihem i renduar nga gjendja shëndetësore. Kemi marre një vendim. Këtu nuk ka show. Nga ky moment nuk do te pranojmë asnjë shërbim shëndetësor as jy te medias. Do të fikim telefonat dhe vetëm kur të na nxjerrin me barela dhe do t’i refuzojmë të gjitha.

 

Naftetari

Betohem para këtij flamuri. Do flijohemi këtu. Nuk kam mundësi të flas.

 

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, naftëtarët u ngujuan brenda ambienteve të godinës, ku po zhvillojnë grevën, duke mos lejuar asnjë person që të hyjë.

 

 

Sokol Dautaj

Presim një përgjigje nga ata që duhet të reagojnë. Ata duket që po tallen me ne, sepse 11 dite nuk ka asnjë reagim as nga kompania. Nuk mbahen familjet tona me fjalë boshe. I kemi thënë 1000 herë, këto hallet tona e ka marrë vesh gjithë bota.

 

Dy nga kërkesat kryesore të naftëtarëve të Ballshit janë: rifillimi i punës në rafineri dhe marrja e 13 pagave të prapambetura, të cilat ata i kanë fituar me vendim gjykate.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re