Subscribe

Naftëtarët e uzinës së Ballshit dolën sërish në protestë këtë të premte.

Ata kërkuan hapjen e uzinës dhe rikthimin e tyre në punë pasi përgjatë gjashtë muajve të fundit e vetmja e ardhur për familjet e tyre ka qenë ajo nga paga e luftës. Naftëtarët u bën gjithashtu thirrje drejtuesve të kompanisë që të ulen në bisedime sa më shpejt në lidhje me kontratat e reja si dhe për çështjen e pagave të prapambetura.

Punonjësit e rafinerisë thanë se ndodhen në vështirësi financiare ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të protestave.

Në uzinën e Ballshit janë rreth 850 punonjës të cilët prej janarit kanë mbetur të papunë për shkak të bllokimit të punës në rafineri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re