Përfundon pa sukses takimi i naftëtarëve me përfaqësuesit e firmës, e cila pretendon se ka nën administrim uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.

Takimi zgjati për rreth 3-orë dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje. Gjatë bisedimeve ka pasur premtime boshe dhe nuk është ofruar asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i pranishëm në takim bashkë me 5 specialistë të tjerë, ka konfirmuar se greva e urisë do të vazhdojë dhe paralel me të edhe protetat përpara uzinës në qytetin e Ballshit.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë po të njejtët persona të cilët rreth dy muaj më parë në ambientet e uzinës premtuan nënshkrimin e kontratave me punonjësit, proces ky që nuk u finalizua asnjëherë.

Sipas naftëtarëve këto takime janë tëntativa për të prishur grevën e urisë dhe për të ndaluar protestat e tyre, por pa marrë një zgjidhje konkrete ata janë të vendosur të vazhdojnë.

Kujtojmë se naftëtaët sot u futën me forcë në mjediset e uzinës dhe u ndalën edhe përpara godinës së boshatisur të administratës, për të treguar se kjo uzinë nuk ka pronar dhe për të përforcuar argumentin se pse kërkojnë zgjidhje nga shteti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re