Për të dytën ditë radhazi, punonjësit e Albpetrol në Fier protestuan pranë zyrave të kompanisë duke kundërshtuan vendimin për përgjysmimin e pagave.
Naftëtarët akuzuan kompaninë se po vepron kundër ligjit ndërsa paralajëmruan përshkallëzim të protestës.
Nga ana tëjetër, punonjësit e Albpetrol kërkuan që të ndërpritet edhe reforma për shkurtimin e stafit pasi nuk po bëhet në kundërshti me kriteret e vendosura.
Në protestë dolën edhe kamionistët e licencuar për transportin e mallrave në Vlorë.
Ata kërkuan rifillimin e lundrimit të trageteve të mallrave drejt Italisë ndërsa në mënyrë simbolike përshkruan rrugët e qytetit duke i rënë borive.
