Naftëtari 5-2 Shënkolli

Golat: 29’ , 48’ Pepa, 46’ Koroveshi, 55’ Vodo, 67’ Allkanjari/ 7’ Danaj, 52’ Mirdita

Më në fund Naftëtari rikthehet tek fitorja dhe këtë e bën me një goleadë duke rikthyer shpresat për mbijetesë. Kjo ishte fitorja e dytë për naftëtarët në këtë sezon duke u ngjitur në kuotën e tetë pikëve.

Ndeshja nisi keq për vendasit pasi ishte Shënkolli që gjeti golin që në fillimin e ndeshjes. Ishte Danaj që në shënoj në minutën e  7’ ndërsa Pepa barazoj për Naftëtarin në të 29’.

Por frakisoni i dytë nis në mënyrën e duhur për kuçovarët që fillimisht me Koroveshin e më pas Pepa në harkun e tre minutave e kalojnë skuadrën e tyre në avantazh të dyfishtë.

Goli Mirditës në minutën e 52’ për miqtë për të ndryshuar fatet e ndeshjes bie shpejt pasi në të 55’ Vodo plotëson ‘’pokerin’’ e Naftëatrit. Ndërsa Allkanjari, i cili ashtu si Vodo kanë ardhur nga Lushnja e kthen rezultatin në një ‘’manita’’ dhe kjo është një shenjë për ecurinë  e Naftëtarit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re