Naftëtari humbet sërish në shtëpi ndaj Bylis dhe vazhdon të mbetet në fundin e renditjes së grupit B duke rrezikuar kështu seriozisht rënien nga Kategoria e Parë. Por sot ndaj Bylisit kuçovarët kanë zhvilluar një ndeshje të mirë dhe deri në fund kanë ‘’flirtuar’’ me barazimin ndaj ballshiotëve pretendent për tu ngjitur një kategori më lartë.

Ndeshja është zhvilluar në një terren të rënduar për shkak të shiu dhe fushës së baltosur por naftëtarët ia dalin të kalojnë shpejt në avantazh. Është Gjoka që shënon në minutën e 5’ dhe me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë.

Por Bylis që merr komandën e lojës ia del të përmbysh gjithçka në pjesën e dytë. Është fillimisht kapiteni i ballshiotëve që barazon shifrat. Ndërsa në të pestën minutë shtesë sulmuesi Granado bëhet protagonist ashtu, si ndaj Tomorit duke shënuar në fund golin e fitores për Bylis./Berati.TV

Naftëtari-Bylis 1-2

Shënues: Gjoka 5’/ Shoshi 72′, Granado 95′

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re