Kalendari i kësaj jave në Kategorinë e Dytë kishte kryqëzuar në mënyrë interesante dy skuadrat e qarkut të Beratit: Naftëtarin dhe Skraparin me dy skuadrat udhëheqëse të grupit B: Shkumbini dhe Devolli. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar ndeshje të mira por i kanë humbur sfidat ku nuk ka munguar rivaliteti madje edhe kartonat e kuq.

Shkumbini kryesues luante në shtëpi ndaj Naftëtarin. Ashtu, si edhe ndeshja e parë edhe kjo sfidë e dytë ishte tejet interesante me skuadrat që u përpoqën të risillnin rivalitetin e vitit të shkuar pavarsisht objektivave të kundërta. Ndeshja është vendosur që në pjesën e parë me golin e sulmuesit Erjon Mustafaj. Nga minuta e 66’ peqinasit anë luajtur me një futbollist më pak pas daljes me kartonin e kuq të mbrojtësit Klement Xhyra. Pavarsisht këtij kartoni asgjë nuk ka ndryshuar dhe Shkumbini vazhdon udhëheq grupin B të Kategorisë së Dytë me një pikë më tepër se Devolli.

Skuadra bilishtare udhëtonte drejt Skraparit sot ku ka arritur një fitore me shumë vlera ndaj skuadrës vendase duke ruajtur kështu hapin e Shkumbinit kryesues. Edhe në Skrapar ndeshja është zgjidhur në fraksionin e parë të lojës me golin e shënuar nga Rrapo. Devolli e ka ruajtur këtë avantazh deri në fundin e ndeshjes pavarsisht rivalitetit në fushë. Në minutat e fundit të sfidës janë dy futbollistët kuçovar të Skraparit që dalin nga fusha para kohe pasi ndëshkohen me kartona të kuq. Kështu Skrapari e mbyll sfidën me 9 lojtarë ndërsa Devolli me tre pikë të arta për vazhdimësinë./Berati.TV

Kategoria e Dytë, Grupi B

Shkumbini 1-0 Naftëtari

Shënues: Mustafaj 33’

Shkumbini: Ajazi, Bërdufi, Ramazani, Xhyra, Gjyla, F. Meta(Bullari 74’), Nexha, Ikonomi, Isa(Bizhyti 75’), Lluca, Mustafaj. Tr. A. Bano

Naftëtari: Dosti, K. Hoxha, Cërriku(Tafa 56’), Kërkuta, Lamaj(Taka 61’), Haxhiu, Koxhaj, Serdari, Mulaj, Shkurti(Domi 51’), Daullxhiu. Tr. B. Fraholli

Kartonë të verdhë: Serdari, Hoxha, Tafa/ Mustafaj

Karton i kuq: Xhyra 66’

Gjyqtarë: G. Sulko(Lushnje), I. Llupi, N. Përmeti(Fier)

Vëzhgues: A. Molla(Tiranë) ; Delegat: I. File (Elbasan)

Skrapari 0-1 Devolli

Shënues: Rrapo 35’

Skrapari: Beqollari, Dosti(Aliaj 75’), A. Gega, S. Gega, Guri, Isufi, Kajo, Karamani, Kopaçi, Meta, Pepa. Tr. A. Spahiu

Devolli: Lamellari, Cane, Çuko, M. Kame, Nallbati, Pere, Rrapo, Rrezhda(Serzholi 67’), Cako, Fifo, D. Kame. Tr. S. Nica

Karton të kuq: Kopaçi 85’, S. Gega 86’

Gjyqtarë: S. Greca, M. Qose, M. Sina (Lushnjë)

Vëzhgues: M. Sopjani (Elbasan) ; Delegat: I. Ajazi (Berat)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re