Naftëtari fiton ndeshjen e parë të javës së katërt kundra Ilirisë së Fushë Krujës në shtëpi.

Në pjesën e parë është Xhaferr Kajo që shënon dhe kalon naftëtarët përpara porn ë këtë fraksion të lojës janë miqtë nga Fushë Kruja që barazojnë shifrat me Janot në minutën e 35’. Kështu kjo pjesë mbyllet në barazim ndërsa në të dytën është sërish Naftëtari që shënon dhe këtë herë golin që u jep fitoren kuçovarëve e shënon Gjoka.

Goli vjen në minutën e 59’ dhe deri në fund nuk ndryshon asgjë dhe Naftëtari ia del të marrë tre pikë me vlerë.

Pavarsisht kësaj fitore sërish Naftëtari mbetet në vendin e fundit dhe deri në fund do të jenë edhe tre finale për tu luajtur dhe për të siguruar shpëtimin./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re