Naftëtari arrin një fitore që mban gjallë shpresën deri në fund për të mbijetuar në Kategorinë e Parë. Duket se bindja që kjo ndeshje duhej fituar bëri që kuçovarët ta nisnin lojën në sulm dhe pjesa e parë mbyllet me një avantazh të trefishtë.

Jaupi është ai që hap serinë e golave për vendasit që në minutën e 11’. Ndërsa më pas është sulmuesi Behari ai që realizon edhe dy gola të tjerë në këtë fraksion.

Në pjesën e dytë Naftëtari e ul pak ritmin dhe kjo bëri që miqtë të shënonin dy herë. Ishte Ejoh dhe Hasanbelli që shënuan për Turbinën por kjo u vlejti vetëm për ngushtimin e rezultatit dhe statistika duke mos ndryshuar asgjë.

Tashmë Naftëtari dhe Shkumbini barazohen me pikë në fundin e renditjes dhe Turbina është vetëm tre pikë sipër. Por finalja që do vendos kush zbret në Kategorinë e Dytë dhe kush në playoff është një zgjedhje që do të bëhet në ‘’finalen’’ e javës së fundit që do të luhet në Peqin mes Shkumbinit dhe Naftëtarit. Por vendasve u mjafton vetëm një pikë dhe Naftëtari duhet vetëm të fitoj për të siguruar playoff- në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit të tifozëve./Berati.TV

Naftëtari 3-2 Turbina

Shënues: Jaupi 11’, Behari 14’, 31’/ Ejoh 67’, Hasanbelli 89’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re