Nuk ia del dot Naftëtari të marrë pikë në transfertën e Cërrikut përballë vendasve. Ka qënë një e luftuar mes dy rivalëve të denjë për mbijetesën në Kategorinë e Parë që tani ndihen edhe të çliruar pas penalizimit të marrë nga Shkumbini.

Ndeshja në Cërrik është vendosur nga një gol i Mirel Çotës në minutën e 19’. Deri në fund të dyja skuadrat kanë kërkuar por pa ia dalë mbanë të ndryshojnë asgjë në rrjedhën e ndeshjes.

Kështu Turbina pasi fitoj ndaj Shkumbinit ia dalin të fitojnë edhe përballë Naftëtarin ndërsa kuçovarët duke nisur nga java tjetër presin Shkumbinin dhe më pas në fazën e katërt të sigurojnë shpëtimin.

Ndërkohë problem në stadium ka patur edhe mes tifozerisë së dy skuadrave me sharje të ndërsjellta. Në fund policia ka vazhduar zakonin me sjelljet e saj ndaj tifozerisë mike duke shoqëruar madje edhe dy tifoz të Naftëtarit në komisariat./Berati.TV

Turbina 1-0 Naftëtari

Shënues: Çota 19’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re