Iliria – Naftëtari 4-0

(Doçi 3′, Zuna 20′, Doci 48′, Xhabrahimi 53′)

Pas fitores ndaj Shënkollit, Naftëatri rikthehet të humbas edhe këtë herë ndaj Ilirisë. Plot katër gola kanë pësuar kuçovarët në transfertën Fushë – Krujase.

Ndeshja nis shpejt me gol për vendasit që në minutën e tretë nga Doçi. Por shifrat dyfishohen brenda këtij fraksioni me Zunën.

Naftëtari do të pësoj dy herë edhe në pjesën e dytë dhe sërish Doçi por edhe Xhabrahimi vendosin rezultatin përfundimtar të sfidës.

Kështu naftëtarët mbeten të fundit në klasifikim ndërsa rivali i tyre kryesor Turbina luan nesër.

Në këtë grup fitore ka arritur edhe Shënkolli dhe e ngushton në tre distancën e pikëve me Tomorin.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re