Ka zgjatur vetëm një vit eksperienca e Naftëtarit në Kategorinë e Parë dhe në javën e fundit nuk ka kapur dot mbijetesën apo zonën playout. Në transfertën peqinase, naftëtari luante vetëm për fitoren ndërsa vendasit janë të kënaqur edhe me barazimin.

Ndeshja ka qënë e nxehtë dhe e luftuar gjatë gjithë lojës ku nuk kanë munguar golat, emocionet, kontestimet por edhe lotët.

Të dy golat janë shënuar në fraksionin e parë me kuçovarët që shënojnë të parët me Gjokën në minutën e 13’. Kjo ka sjell reagimin e vendasve që kërkojnë të shënojnë dhe e gjejnë golin vetëm në fundin e kësaj pjese me Obot.

Në pjesën e dytë Naftëtari ka provuar deri në fund për të gjetur golin që do u jepte fitoren dhe playoutin por nuk ia ka dalë. Ndërsa vendasit pavarsisht barazimit kontestojnë gjykimin madje edhe në rrjetet sociale./Berati.TV

Shkumbini 1-1 Naftëtari

Shënues: Obot 44’/ Gjoka 13’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re