Një sulm në Tartarus, Azerbajxhan, i kryer nga ushtria armene ndaj civilëve që ishin në varreza, vrau tre vetë dhe plagosi pesë.

Gjithçka ndodhi kur forcat e armatosura armene granatuan një grup vendasish, të cilët ishin në varreza për të varrosur një të afërm të tyre.

Prokuroria e Azerbajxhanit tha se tre civilë u vranë dhe pesë u plagosën në sulmin, i cili ndodhi rreth orës 1 pasdite me kohën lokale.

Si rezultat i shpërthimit, disa varre dhe një automjet civil u shkatërruan.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re