Azerbajxhani ka fituar disa vende në Nago-Karabak në një konflikt me forcat armene.

Azerbajxhani ka arritur të zhvendosë vijën e frontit më thellë në rajonin e konfliktit, tha Arajik Harutyunyan, udhëheqësi rajonal i Nago-Karabakut.

Ushtria armene konfirmoi se azerbajxhanasit arritën të depërtojnë në zona të reja, e cila është hera e parë që Jerevani njeh përparimin ushtarak të armiqve të tij.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi në profilin e tij në Twitter se tetë fshatra ishin pushtuar.

Baku-ja njoftoi se ushtria azerbajxhanase morri gjithsej 45 vende në Nago-Karabak, gjë që ushtria armene e mohoi fillimisht.

Televizioni shtetëror azerbajxhanas tregoi njerëz në rrugë duke festuar me fishekzjarre.

Armenia ka njoftuar se disa qindra njerëz kanë vdekur në anën e saj që nga fillimi i konfliktit më 27 shtator, ndërsa Azerbajxhani nuk e konfirmon këtë të dhënë, por mjaftohet të thotë se 43 civilë janë vrarë nën anën e saj.

Aliyev i tha televizionit turk Haber Turk se ofensiva ushtarake e vendit të tij vazhdon, duke u ankuar vazhdimisht se bisedimet e paqes gjatë tre dekadave të fundit nuk kanë çuar në një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes mbi rajonin.

Azerbajxhani ka forcuar ushtrinë e tij në vitet e fundit dhe ka thënë vazhdimisht se do të pushtojë Nago-Karabakun me forcë. Aliyev gjithashtu theksoi se Turqia, një aleat i Azerbajxhanit, do të luajë një rol më të madh në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re