Vendimi i çuditshëm i një mjeke, aq më tepër shefe e Infektivit në kulmin e pandemisë Covid 19 për t’u angazhuar në fushatën elektorale, e për të qenë në Kuvendin e pas 25 Prillit duket se nuk është pritur edhe aq mirë nga rrjeti.

Menjëherë pas konferencës ku Edi Rama prezantoi Najada Çomon si kandidate për deputete nga listat e PS-së, kanë nisur menjëherë dhe memet në rrjetet sociale që ironizojnë shefen e Infektivit.

Ajo shihet herë me flokët ngjyrë mavi dhe herë me flokët e kuq në fytyrën e Ramës…

Goxha kosto kjo e politikës për mjeken Çomo, që më së miri mund të jepte kontributin e saj për qytëtarët nga spitali ku shërben prej vitesh, sesa në gjullurdinë që të ofron politika.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re