Për 30 minuta deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme pas përplasjes fizike në Kuvend me deputetin e PS-së, Vullneti Sinaj.

 

Ligjvenesi demokrat mohoi se kishte goditur kolegun e tij.

 

S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd. Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se sa aq, si vjedhja masive që po u bëhet qytetarëve çdo ditë. Në projektbuxhet qindra miliona euro po shkojnë prapë për PPP-të, kjo duhet t’ju shqetësojë ju. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit me Vullnet Sinën.

 

Kallëzimin për deputetin demokrat e bëri grupi parlamentar I partise socialiste, përfaqësuar nga kryetari Bledi Çuçi, nën akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”. Të premten e kaluar, në SPAK u pyet edhe deputeti socialist, Vullnet Sinaj, i cili deklaroi se nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë ekspertizë mjeko-ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re