Në faljen e namazit të Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”, një ndër ritet islame më impozante për shkak të masivitetit dhe uniformitetit, kreu i KMSH-së, në fjalën e tij, përcolli apelin e mosbraktisjes së vendit nga rinia.

“Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj”, tha ai.

“Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e cenon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë…”, ishin ndër mesazhet e zgjedhura prej tij, përcjellë masës së madhe të besimtarëve. /tesheshi.com/   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re