Protestat të dhunshme u zhvilluan pasditen e sotme dhe në qytetin e Durrësit, ku të rinj të revoltuar u dyndën në rrugët e qytetit nën thirrjet Drejtësi për Klodianin. Pasi bllokuan rrugët kryesore me koshat e plehrave që digjeshin, të rinjtë u lokalizuan përballë komisariatit, ku indinjatën e tyre e shprehën duke e qëlluar me gurë dhe vezë.

Nga ana tjetër policia iu përgjigj të rinjëve duke i shoqëruar forcërisht në komisariate. Numri i të prangosurve kap shifrën e 50 personave mes të cilëve dhe redaktori i Durrës Lajm Shefqet Duka.

Gazetari u shoqërua në momentin që ai po dilte nga puna. Faxëeb ka arritur të sigurojë listën e plotë të të arrestuarve, të cilët janë: Fatjon Sylisufaj; Francesko Rama; Fatmir Topi; Admir Axhami; Oljan Abazi; Alfred Dafku; Armand Rrodhe; Amarildo Lala; Adem Dema; Anton Marku; Nikolin Caca; Jetmir Dafku dhe Mark Prenga.

Para drejtorisë së policisë. jane mbledhur familjarë te te rinjve qe akuzojnë policinë se i ka shoqëruar pa të drejtë se nuk kanë bërë asgjë, vetëm ndodheshin në rrugë. Familjarët kërkojnë nga policia lirimin e tyre menjëherë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re