Një pikë e këmbimit valutor dhe një minimarket ranë pre e grabitjes orët e para të së shtunës në Shëngjin.

 

Nga të dhënat e policisë mësohet se dy persona kanë marrë rreth 5 milionë lekë nga dy bizneset në të cilat kanë mundur të thyejnë qepenat. Gjithashtu grabitësit kanë tentuar të vjedhin edhe një lokal bastesh sportive pranë zonës por nuk kanë mundur të hyjnë pasi ra sistemi alarmit. Sipas pronarëve kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë ndërsa kërkojnë më shumë patrullime nga policia ne këtë zone.

 

Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se grabitësit kanë qenë të maskuar ndërsa në biznes janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e tyre. Dyshohet se agresorët janë ndihmuar dhe nga një person i tretë pasi janë larguar me automjet nga zona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re