Në familjen e deputetit Ylli Shehu ka pasur dasmë, pasi është martuar motra e tij. Dasma është mbajtur në një ambient të hapur në fshatin Buzmadhe të Kukësit, rrethuar nga malet dhe gjelbërimi.

Motra e Shehut është martuar me një dasmë tradicionale me plot njerëz e lekë që hidheshin gjatë kërcimit.

Në video shfaqet çifti shumë simpatik dhe dasmorët teksa kërcejnë me muzikë popullore në sfond. I ftuar special në dasmë ka qenë dhe këngëtari njohur Gold Ag.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re