Situata e pandemisë së Covid-19 vijon të jetë problematike në vendin tonë, ku numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm që pas daljes nga karantinimi. Situata problematike vijon të jetë dhe në zyrat e OSHE-së në qytetin e Përmetit. Pas konfirmimit pozitiv me koronavirus të një prej arkëtareve të këtij institucioni ditën e djeshme, sot kemi dhe një arkëtare të dytë, duke i bërë zyrat e OSHE-së në Përmet një vatër të nxehtë infeksioni. Gjithashtu mësohet se arkëtarja ka infektuar me Covid djalin dhe babain e saj, duke e çuar kështu në 3 numrin e rasteve të reja në këtë qytet për 24 orët e fundit.

Kujtojmë se aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv  84 pacientë, ku 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re