Ndërsa Kryetarja e Dhomës së SHBA Nancy Pelosi u detyrua të fshihej në një bunker gjatë trazirave të javës së kaluar në Kongres, disa prej ndihmësve të saj kaluan natën nën një tryezë konferencash në sallë duke kërkuar për të, ardhur kjo pas sulmit ndaj  Kapitolit si një sulm ndaj ligjvënësve dhe ndihmësve, stafit të saj, të cilin ajo e konsideron si familjen e saj.

Tani Dhoma e Përfaqësuesve po përgatitet të shkarkojë Presidentin në ikje Donald Trump këtë javë, për provokimin e një revolte që tronditi thelbin e demokracisë amerikane dhe la pesë të vdekur, kjo është arsyeja pse angazhimi i Pelosit nuk është vetëm një çështje e politikës, shkruan US Politico.

“Eshtë e vështirë të merresh me këtë temë pa qenë emocionues në lidhje me të,” u tha Pelosi demokratëve.

Ajo e sheh sulmin ndaj Kongresit jo vetëm si një përpjekje për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, por edhe si një sulm ndaj njerëzve që ajo i konsideron familjen e saj, ndërsa Kongresi e konsideron atë shtëpinë e saj të dytë, pasi babai i saj ishte gjithashtu një kongresmen.

Demokratët tani, për herë të dytë në dy vjet, kërkojnë shkarkimin e Trump-it, në javën e fundit të presidencës së tij, një precedent në historinë amerikane.

Kujtojm se rreth njëzet demokratë u mbyllën të mërkurën e kaluar në një lloj bunkeri, disa prej të cilëve thirrën me çmenduri familjet në rast se duhej të thoshin lamtumirë.

Shumë më tepër anëtarë të Kongresit u mbyllën në zyrat e tyre, duke shtyrë tavolina dhe kolltuqe te dera.

Një ditë pas ngjarjeve në Kongres, Pelosi doli dhe paralajmëroi se revolta e Trump-it është një kërcënim për vendin dhe se nëse Zv.Presidenti Mike Pence nuk bën asgjë për ta hequr atë, Demokratët do ta bëjnë atë.

Pas këtyre ngjarjeve, Pelosi u bëri thirrje anëtarëve të Kongresit dhe stafit nga të dy palët që të kujdesen për shëndetin e tyre mendor dhe të kërkojnë ndihmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re